Për Ervin Salianjin, alergjia ndaj fituesit është problemi që ka sot PD. Në studion e Real Story me Sokol Ballën, Salianji hodhi akuza ndërsa tha se ka drejtues që po përfitojnë sot nga opozita, kjo është e dukshme, ndërsa shtoi se themeli i lëvizjes së tij është si bëhet Partia Demokratike fituese?
“Po, çfarë do humbin sot demokratët? Se është një pyetje që është themelore, çfarë humbin sot demokratët? Kanë 13 vite që janë në humbje, nuk po them për dikë që përfiton nga opozita. Cili është interesi, po themi, çdo demokrat që lëre ata, pastaj që janë përfaqësues, që të mos reagojë dhe të mos i thotë disa të vërteta? Tani këtu jemi kushtet që do dëgjojmë përralla që kemi 13 vite që i dëgjojmë?! Themeli është kjo, si bëhet Partia Demokratike fituese? Kështu siç jemi, unë mendoj që e kemi të pamundur. Unë them që, meqenëse jemi në këtë parti, hajde e diskutojmë me njëri-tjetrin dhe gjejmë një zgjidhje se si Partia Demokratike bëhet fituese. Për mua, duke nisur nga cilat janë kriteret për promovimin e karrierës në Partinë Demokratike





