Anëtari i Këshillit Kombëtar demokrat, Ilir Alimehmeti tha se protestat duhet të shndërrohen në revolta deri në largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
“Protesta kombëtare që zhvillohet sot është një tubim ku duhet të marrë pjesë kushdo për të mirën e këtij vendi. Nuk ka ditë që të mos ketë skandale, këto duhet të ndalen por nuk ka si ndryshe, përveccse nga rotacioni politik dhe largimi i PS nga qeverisja
Pavarësisht bindjeve politike, sot duhet të vijnë në protestë. Përkundrejt korrupsionit të qeverisë, vjedhjeve, duhet të jemi të gjithë bashkë.
Unë nuk besoj tek protestat e thjeshta, por tek protestat e forta, duhet të ketë një revoltë popullore. Ne e dimë që njerëzve u ka shkuar në majë të hundës me këtë qeverisje, por kjo do edhe demonstrim”, tha Alimehmeti në studion e News24.





