Allegri para Interit: Nuk është ndeshje vendimtare, luajmë ndaj favoritëve të Serie A


Trajneri i Juventusit, Max Allegri doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes që do luhet të dielën ndaj Interit, për kampionat.

“Është një ndeshje e rëndësishme për në dhe është pjesë e rrugëtimit tonë për t’u zhvilluar. Do të jetë e bukur të luajmë këtë ndeshje. Ne takohemi me favoritët për të fituar titullin.

Nuk është vendimtare edhe nëse psikologjikisht është e rëndësishme për ne. Unë jam i lumtur me skuadrën time. Ne e dimë se po ballafaqohemi me një skuadër të fortë. Është më e thjeshtë se sa që duket, ata janë më të gatshëm, por sidoqoftë do të jetë një ndeshje e rëndësishme”.

Situata? Alex Sandro është kthyer, Danilo do të kthehet për sfidën ndaj Monzas. Ne do të vlerësojmë situatën e Weah. Locatelli është stërvitur gjatë tri ditëve të fundit. Nesër do të vendos nëse do të startojë apo do të qëndroj në bankë. Ne kemi Nicoluss, Cambiaso dhe Iling Jr që mund të luajnë në qendër të mesfushës dhe nuk mendoj se do të ishte mirë të ndryshohej sistemi pas 12 ndeshjeve”, deklaroi Allegri.

Lajme të tjera |  “Kemi edhe 5 finale përpara”, Mezani pas barazimit me Tiranën: Kampionati shqiptar emocional dhe i fortë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us