Në një intervistë për “Ora e pasdites” në Klan Kosova, këngëtarja Alma Bektashi preku një temë të ndjeshme si ajo e divorcit, por nuk dëshiroi të ndalej në detaje. Megjithatë, ajo deklaroi se ish-bashkëshorti nuk është i pranishëm në jetën e saj dhe as të fëmijëve të tyre.
“Sa i përket divorcit tim, nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që gjatë gjithë kohës u përkushtohem fëmijëve të mi. Kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet,” -tha këngëtarja.
Alma Bektashi dhe Sokol Stafa i dhanë fund martesës 25-vjeçare rreth 2 vite më parë. Ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Anisa dhe djalit Orest.