Anis Mehmetin e duan të gjithë! Pas klubeve të Premier League, në garë futen edhe francezët (SITUATA)

Interesimi për transferimin e sulmuesit të Kombëtares Anis Mehmeti, po rrit çdo ditë e më shumë. Gara për sigurimin e shërbimeve të 25-vjeçarit po “gumëzhinë”, ndërsa në “skenë” është futur edhe një klub francez.

Bëhet fjalë për Toulouse, të cilët militojnë rregullisht në Ligue 1. Për Mehmetin, kanë hedhur “rrjeta” edhe skuadra të tjera si Ipsëich, Ëolves apo Burnley.

Deri në këtë moment, ekipi aktuali i shqiptarit, Bristol City nuk ka rinovuar kontratën me të, çka do të thotë se nëse nuk shitet gjatë kësaj dritare transferimesh, rrezikon të largohet falas gjatë verës.

Në 28 ndeshje të zhvilluara të Championship këtë sezon, Anis Mehemti e ka gjetur golin me Bristol në 8 raste, e shoqëruar edhe me 6 asiste.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us