Prokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Ai ka deklaruara para Këshillit të Mandateve se vendimi është firmosur nga dy prokurorë.
“Kundër një deputeti duhet të caktohet masa e arrestit me burg ose në shtëpi. Prokurori kërkon autorizim nga Kuvendi”, tha Kraja.
Kraja parashtroi relacionin në mbështetje të kërkesës për heqjen e imunitetit të deputetit Sali Berisha nga Kuvendi i Shqipërisë.
Arben Kraja: Parashtrojmë relacionin në mbështetje të kërkesës për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës për arrestimin, heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë, të deputetit Sali Berisha.
SPAK ka regjistruar procedimin penal për veprën penale pastrimi produkteve të veprës penale. Më 2 Tetor 2023, në kuadër të këtij hetimi është vendosur ndër të tjera, regjistrimi i emrit të personin në hetim Sali Berisha, si i dyshuar se ka kryer veprën penale, korrupsioni pasiv.
Kjo dizpozitë parashikon se kërkimi ose marrja e drejtpërdrejtë ose tërthorazi, ose pranimi i një oferte dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet.
Sali Berisha në cilësinë si kryeministër i Shqipërisë ka kryer veprime aktive, miratim ligjesh me qëllim përshtatjen e tyre, me qëllim kthimin dhe shfrytëzimin e territoreve ku janë kthyer territore si ish-klubi Partizani.
Nga hetimet e kryera deri tani ekziston dyshimi se nga ana e personit Sali Berisha është konsumuar vepra penale e korrupsionit pasiv, në bashkëpunim.
Vlerësojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për përcaktimin e masës së Sigurimit. Këto masa janë konfirmuar tashmë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit.
Ne kërkojmë dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë, dhënien e autorizimit për arrestimin, heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha. Kërkojmë zëvendësimin e masës në arrest me burg, arrest në shtëpi. Kërkesa është firmosur nga prokurorë.