Armando Broja i “mbyll gojën” kritikave me gol, nuk përmbahet Taulant Balla (POSTIMI)

Dueli i sotëm mes Burnley dhe Bournemouth, i cili ishte i vlefshëm për javën e 17-të të Premier League, u mbyll me rezultatin 1-1. Megjithatë sigurisht që të gjithë “sytë” e shqiptarëve ishin tek sulmuesi i kombëtares, Armando Broja i cili luan për ekipin vjollcë.

Madje ishte po Broja ai që i fali skuadrës golin e barazimit, paraqitje kjo e cila pritej prej shumë kohësh në fakt. Goditja e 24-vjeçarit drejt rrjetës së portierit serb, ishte mjaft e bukur në të gjithë realizimin e saj.

Duke mos kaluar kështu pa marrë vëmendjen dhe tifon që meriton, edhe deputeti i partisë socialiste Taulant Balla ka bërë një postim në rrjetin e tij social “Facebook”. Një video e cila i dedikohet 100% momentit të Brojës teksa depërton rrjetën e ekipit rival.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

Ndërsa postimin Balla ka vendosur ta shoqërojë edhe me shkrimin: Goli që prisnim erdhi. Dhurata më e bukur për tifozët kuq e zi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us