Armando Broja “zhduket” nga Burnley, PAMJET e fundit zbulojnë situatën e sulmuesit shqiptar (VIDEO)

Edhe pse mbrëmjen e djeshme, trajneri i Burnley, Scott Parker tha se Armando Broja është një lojtar i shkëlqyer dhe po rimerr veten, video e fundit e publikuar nga klubi anglez, tregon diçka tjetër. Armando Broja s’duket askund.
Të gjithë lojtarët, madje edhe vetë trajneri Parker po luajnë një lojë në formë “kuici”, për të gjetur funksionin e një objekti që ka të bëjë me sportin “kriket”. Nga Kyle Walker, trajneri Parker e deri te Joe Worrall të gjithë janë aty, përveç Armando Brojës.

Nuk dihet ende gjendja e saktë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, por mungesa e tij në video ngre “hije dyshimi”. Kujtojmë se 24-vjeçari u dëmtua në ndeshjen Shqipëri – Angli, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us