Armando Cungu drejt Partizanit? Shkodrani zbulon PRAPASKENAT

Armando Cungu nuk ka pasur asnjëherë kontakt me Partizanin. Të paktën kështu u shpreh trajneri i njohur në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ku tregoi se gjithçka e kishte marrë vesh nga miqtë e tij. Lajmet e prodhuara në media nuk e kishin informuar, por disa shokë të tij e kishin pyetur nëse do të ishte në krye të pankinës së Partizanit.

Zero kontakt. Nuk kam pasur kontakte asnjëherë me Partizanin. E kam marrë vesh përmes disa të njohurve të mi. Lajmet kishin dalë në media, por unë nuk dija gjë. Nuk jam shumë fans i këtyre rrjeteve dhe nuk lexoj. Miqtë që i kishin parë, më thanë, por nuk ka pasur asgjë të vërtetë”, tha ai.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Kujtojm që Partizani aktualisht drejtohet nga trajneri Oltijon Kërnaja dhe dje arriti të merrte një fitore me mjaft vlera duke mposhtur me rezultatin 3-2 Teutën e Durrësit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us