“Armëpushimi i akullit”/ Trump: I kërkova Putinit të mos sulmonte Ukrainën për një javë për shkak të të ftohtit. Ai pranoi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi të enjten se presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar të mos kryejë sulme ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera për një javë, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Ukrainë.

Deklarata vjen në një kohë kur Rusia ka përdorur prej vitesh si taktikë goditjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, veçanërisht gjatë dimrit, në luftën që po shkon drejt vitit të katërt.

“Personalisht i kërkova presidentit Putin të mos qëllojë Kievin dhe qytete të tjera për një javë dhe ai ra dakord”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke përmendur “të ftohtin e jashtëzakonshëm” në rajon.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

“Ishte shumë mirë. Shumë njerëz më thanë: ‘Mos e humb thirrjen, nuk do ta marrësh këtë’. Por ai e bëri”, shtoi Trump.

Rusia nuk ka komentuar deri tani për ndonjë armëpushim apo pauzë të sulmeve.

Po ashtu, deklaratat e Trump nuk sqarojnë se cilat “qytete dhe qyteza” të tjera mund të përfshihen në këtë ndalim të përkohshëm të sulmeve.

Ndërkohë, temperaturat tashmë të ulëta në zonën e Kievit pritet të bien ndjeshëm duke nisur nga e premtja. Parashikimet flasin për temperatura nate nën -20 gradë Celsius për katër ditë radhazi, duke filluar nga e shtuna.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us