Hamasi ka thënë se ka marrë një listë të të burgosurve palestinezë që Izraeli do të shkëmbejë me pengjet e tij sot. Në listë janë tre gra dhe 30 fëmijë.
Për sa i përket numrit të pengjeve izraelitë që do të lirohen nga Hamasi, ende nuk ka një shifër konkrete.
Kujtojmë se javën që lamë pas Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për armëpushim për katër ditë. Mirëpo dy vendet në luftë kanë arritur një zgjatje të marrëveshjes me dy ditë të tjera, ku priten të lirohen të tjera pengje.