Arrestohet ekuadoriani në Hanin e Hotit, tentoi të kalonte ilegalisht dy vajza përtej kufirit

Një 39 vjeçar nga Ekuadori është arrestuar nga policia e Shkodrës në pikën kufitare të Hanit të Hotit duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme me automjet në Malin e Zi, 2 shtetase nga Ekuadori.

“Specialistët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 39 vjeç, nga Ekuadori, rezident në Itali, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi është kapur në PKK Hanit i Hotit, duke tentuar të kalonte në mënyrë të paligjshme, me automjet, në Malin e Zi, 2 shtetase nga Ekuadori”, njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  Takimi i Ramës me shqiptarët në Selanik/ Greqia bllokon ekipet e gazetarëve, prej orësh nuk lejon kalimin në doganën e Kapshticës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us