Arrestohet zyrtari në Kosovë, dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprat penale “Pastrim parash” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.

Sipas policisë, janë pastruar mbi 1 milion euro nga biznese fiktive. Veprat penale dyshohet se janë kryer nga vitet 2019-2023.

“SHPËRLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të tjera |  Dosja Veliaj/ SPAK kërkon burg dhe gjoba për të bashkëpandehurit, shpëton "e penduara"! (Lista me emrat dhe bizneset)

Dy të dyshuarit, pas intervistimit janë lënë të lire, ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us