Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se Naim Murseli, organizatori kryesor i dyshuar i vrasjes së gruas së tij, duhet t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik për të parë se çfarë e ka shtyrë drejt krimit të rëndë.
Hoxha tha se qarkullojnë disa pista, të cilat ai nuk ka dashur t’i përmendë dhe të spekulojë mbi to. Por në një intervistë në “Top Channel”, ai tha se nuk sheh “një rrjedhë logjike” se përse ka ndodhur krimi.
“Ajo që është e paqartë për mua deri në këtë çast, është që nuk kemi parë një ekspertizë psikike të tij. Kemi parë që ai ishte në aktivitete dhe nxirrte foto me njerëz të rëndësishëm. Por jeta e rrjeteve sociale nuk është jetë reale. Nuk gjendet një rrjedhë llogjike pse ka ndodhur krimi.
Ai duhet t’i nënshtrohet një ekspertimi psikik. Duhet parë se çfarë ka patur ai në mendje, krimet në vetvete kanë një djallëzi të jashtëzakonshme. Nëse ne e bombardojmë publikun dhe i jep çfarëdo që të vjen në mendje…”, u shpreh gazetari Hoxha.