Asllani bëhet gati për hapin e madh, Dortmund projekton lëvizjen

Borussia Dortmund është në avantazh për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani.

Sipas raportimeve të fundit nga “Kicker”, Bayern Munich ka zbehur ndjeshëm interesin për 23-vjeçarin. Ndonëse e vlerësonin nuhatjen e tij para portës, rinovimi i kontratës me Serge Gnabry ka bërë që Bayern të tërhiqet nga gara

Asllani ka një kontratë me Hoffenheim deri në vitin 2029, por klubi është i gatshëm ta lejojë largimin e tij për një shifër që varion nga 25 deri në 29 milionë euro.

Vendimi përfundimtar për destinacionin e tij të ri pritet të merret në javët e ardhshme. Dortmund shihet si alternativa më reale, ku stili i lojës së sulmuesit shqiptar përshtatet më mirë me projektin e verdhezinjve.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us