Atentat në Lezhë, plagoset rëndë kushëriri i Ardian Nikulajt. Policia jep detajet

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lezhë.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë në gjendje kritike për jetën Eno Nikulaj. Ai është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, ky i fundit i ekzekutuar në lokalin e tij në Shëngjin më 19 prill të këtij viti. Biznesmeni u vra si pasojë e hasmërisë 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj.

Ndërkohë, më 19 korrik po të këtij viti, i ekzekutuar me armë zjarri po në Lezhë mbeti Nikolin Lekstakaj. Eno Nikulaj ishte një prej persona të dyshuar në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e  quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin.

Lajme të tjera |  Homazhet për Haxhi Thaçin/ Socialistët qëndrojnë krah familjarëve të Hashim Thaçit, e pranishme edhe Linda Rama: Nuk më mbante vendi sot në Tiranë

Si pasojë është plagosur shtetasi E. N., i cili është transportuar në gjendje shumë të rëndë, në spitalin e Lezhës, për ndihmë mjekësore.

Për këtë ngjarje është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore.

Ndërkohë, vijon intensivisht kontrolli i zonës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us