Atentat shqiptarit në Selanik, i dyshuar bashkëatdhetari i tij

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Selanik, pas një sherri që dyshohet se ka ndodhur më një bashkëatdhetar të tijin.

Protothema shkruan se atentati ka ndodhur në zonën e Xirokrinit, në Selanik, në orën 22:00, jashtë një restoranti në rrugën Ampelonon.

Dy persona kanë qenë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe në një moment njëri prej tyre nxori një armë dhe qëlloi tjetrin një herë në këmbë.

Pas të shtënave autori me origjinë shqiptare, u largua nga vendi i ngjarjes ndërsa policia nisi kërkimet për ta gjetur dhe arrestuar.

I plagosuri 30 vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital për të marrë mjekim, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zona u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur sapo viktima ka zbritur nga makina e tij

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us