Qindra qytetarë janë mbledhur këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në një ceremoni festive që kulmoi me ndezjen e dritave të bredhit të Vitit të Ri.
Një kor fëmijësh ka çelur festimet me këngë të Krishtlindjes, ndërsa i pranishëm është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Bredhi i Vitit të Ri shndërrohet në çdo fundvit në një atraksion për dhjetra-mijëra qytetarë që shkrepin fotografi pranë tij, ndërsa edhe këtë vit, në sheshin kryesor të Tiranës nuk do të mungojnë shtëpizat e vogla prej druri që do të ofrojnë shërbime të ndryshme për vizitorët.