Avokati i Berishës: Gjykata Kushtetuese sot ka bërë një gafë juridike

Avokati i kryeopozitarit Sali Berisha Genc Gjokutaj, u shpreh se Gjyakata Kushtetuese sot ka bërë një gafë juridike dhe një vetëvrsje për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të PD-së. I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Gjokutaj e quan vendimin unikal në histori dhe ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim anti-kushtetues.

“Ne e ngritëm me forcë që Kuvendi ta shtynte seancën ose ta pezullonte deri sa gjykata kushtetuese të shprehet në lidhje me këtë argument, por sigurisht që ne në atë moment nuk mund të hipotezonim që Gjykata Kushtetuese sot, biles është bërë edhe një kërkesë nga deputetetë për përshpejtim të gjykimit të çështjes pasi me ezaurimin nga Parlamenti, ezaurohej kërkesa e pagjykuar, kështu që ata e rrëzuan siç jeni në dijeni.

Lajme të tjera |  Rama: Brenda muajit prezantojmë ‘Paketën e Maleve’

Por sigurisht neve ishim të bindur në kërkimin tonë dhe jo vetëm për legjitimimin që Gjykata kushtetuese sot ka bërë një gafë juridike, është një vëtëvrasje që ka bërë Gjykata Kushtetuese, pra, është unikale në histori që Gjykata Kushtetuese jep një vendim anti-kushtetues. Pjesa e fundit e materialit të Gjykatës Kushtetuese thotë “Për rrjedhojë, kërkuesi i grupit të dëputetëve nuk legjitimohet ti drejtohet Gjykatës pasi referuar mosmarrëveshjes së pretenduar të kopetencave, ai nuk është subjeKt në komflit, pra nuk rezulton që të jetë marrë ndonjë kopetencë apo të jetë cënuar drejtpërdrejt në kopetencë,” tha Gjokutaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us