Avokati i Ilir Metës kërkon Edi Ramën si dëshmitar

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani foli për gazetarët pas mbarimit të seancës paraprake në GJKKO.

Cakrani theksoi se për çështjen CEZ/DIA ka kërkuar pushimin e çështjes, ndërsa për lobimin nuk është pyetur sipas tij një nga personat kryesor si Ardian Shatku.

Sakaq, sa i përket çështjes së ligjit të minierave ku akuzohet Meta dhe Kryemadhi, ai tha se duhet të pyeten gjithë deputetët që e kanë votuar si dhe kryeministri Rama, që tha se tani me këtë ligj do pushojnë problemet e minatorëve

“Për CEZ kemi kërkuar pushimi ne çështjes. Nuk ekziston fakti që e ka bërë zoti Meta. Për lobimin nuk janë pyetur persona që janë kryesor.

Ardian Shatku përmendet 130 herë dhe nuk është thirrur qoftë në Prokurori, qoftë në SHBA.

Lajme të tjera |  Shtyhet gjyqi! Veliaj dhe Xoxa mungojnë në GJKKO, edhe avokati Ndreca nuk paraqitet, gjobë 50 mijë lekë

Kemi kërkuar për çështjen e ligjit të minierave ku akuzohen Meta dhe Kryemadhi, kemi kërkuar që çështja të kthehet, dhe të pyeten deputetët, dhe zoti Rama, që tha me ligjin e minierave nuk do ketë më probleme minatorët.

Provat dhe aktet që akuzohet Meta duhet të vazhdojë hetimi. Në datën 5 orën 10 do jetë seanca e radhës. Brenda datës 20 do ketë një vendimmarrje”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us