Balla në Londër: Diskutuam për operacionet e Europol nga aplikacionet “Encrochat” dhe “ECC”

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se po bashkëpunohet ngushtë me partnerët britanikë në disa fusha, që përfshijnë luftën kundër narkotikëve, pastrimit të parave por edhe vetëpastrimin e radhëve të Policisë së Shtetit.

Duke folur pas takimit që zhvilloi me drejtuesit e NCA në Londër, Agjencisë Kombëtare kundër Krimit për operacionet e përbashkëta kundër grupeve kriminale, Balla tha se në fokus të bisedës ishte procesi i vetëpastrimit të policisë dhe bashkëpunimin me Interpol mbi ekstradimet e personave në kërkim nga Dubai dhe vende të tjera.

“Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me autoritetet ligjzbatuese britanike, e natyrshëm disa prej çështjeve që diskutuam për të marrë eksperiencën britanike, në atë që e kam quajtur vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga elementët që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ky është një proces që vijon prej shumë kohësh edhe në Policinë Britanike, sikurse dhe procesi i Vetting-ut. Shkëmbimi i eksperiencave është i domosdoshëm.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Do të marrim prej tyre modele, sesi ata kanë përqasuar kontrollin e komunikimeve telefonike të oficerëve të Policisë. Këtu në Britaninë e Madhe punonjësit e Policisë nuk mund të përdorin telefona veç atyre që u jepen nga vetë institucioni. Kemi diskutuar edhe për një problematikë që diskutohet shpesh herë në Shqipëri, siç janë operacionet e Europol për aplikacionet Enrochat dhe ECC, sepse dhe për ta është e njëjta sfidë, dhe natyrshëm ka dhe investigime për përfshirje të punonjësve të Policisë.

Një pjesë tjetër janë operacionet e përbashkëta, në qasjen ndaj grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike, si dhe hetimin e pastrimin e parave, jo vetëm në formën që ne njohim por edhe përfshirjen e grupeve kriminale për pastrimin e parave përmes kriptomonedhave”, deklaroi Balla.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us