Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kuvendin e Shqipërisë kanë zhvilluar një konferencë për mediat, ku kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi mbledhjen e menjëhershme për çështjen Balluku.
Sipas Bardhit, ky është një rast i paparecent, ku për herë të parë mbyllet mbledhja pa caktuar mbledhje tjetër. Kreu i grupit demokrat deklaroi se kërkesa e Prokurorisë është e argumentuar dhe mbështetur në 80 prova për akuzat nga zv.kryeministres.
“Kërkojmë me forcë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të pranuar kërkesën e Prokurorisë. Bashkëndajmë shqetësimin që prokurorët e SPAK kanë se çdo ditë në liri e në detyrë e Ballukut rrezikon prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve. Kërkesa e Prokurorisë thekson se ajo është e argumentuar ligjërisht dhe e mbështetur në 80 prova të ndara në disa volume, me mijëra faqe”, tha Gazment Bardhi.
Bardhi zbuloi sipas tij, episodin ku mazhoranca kërkoi të intimidonte edhe prokurorët e SPAK për të mos lejuar marrjen e USB-së me prova, teksa vlerësoi integritetin e tyre pasi në përfundim vendosën për marrjen e dosjes “Balluku”
“Dje morëm dosjen e plotë të sjellë nga Prokuroria. Për 5 herë gjatë mbledhjes u tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund të merrnin materiale, dua të vlerësoj integritetin e prokurorëve.”, tha Bardhi.





