Bardh Spahia publikon shkresën për shkrirjen e ‘Migjeni-t’, drejtori e mohon: Jemi në ristrukturim

Bardh Spahia duke publikuar një shkresë në rrjetet sociale, denoncoi për shkrirjen e disa institucioneve përnjëherësh në Shkodër nga Benet Beci, vendim i cili është në kundërshtim me interesat e qytetit të Shkodrës. Spahia krah dokumentit shkruan se teatri “Migjeni” është institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër dhe mban titullin “Nderi i Kombit”.

Bardh Spahia publikon shkresën për shkrirjen e 'Migjeni-t',

DOKUMENTI

Ndërkohë nga ana tjetër, drejtori i teatrit, Arjan Çuliqi mohon zërat për shkrirje të këtij institucioni kulturor. Sipas tij, jo vetëm që nuk ka shkrirje, pot Teatri Migjeni është në pikun e përgatitjeve për aktivitetet që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër përgjatë të gjithë vitit 2024.

REAGIMI I DREJTORIT TË TEATRIT:

Lajme të tjera |  Vota e diasporës/ Topalli: Manipulim! Në 2 kuti të Beratit vetëm PS, edhe Enver Hoxha do e kishte lakmi

Pas lajmit që ka qarkulluar në opinionin publik për një shkrirje të teatrit “Migjeni” në Shkodër ka reaguar vetë drejtuesi i këtij institucioni. Arjan Çuliqi shprehet se nuk ka asgjë të vërtetë, madje thotë se jemi në kulmin e provave për disa aktivitete që do të shoqërojnë tempullin e artit dhe të kulturës në Shkodër gjatë të gjithë vitit 2024. Drejtori i teatrit “Migjeni” foli rreth aktiviteteve më të afërta që nisin me “Bilbilat e Vegjël”, “Mbretëresha e dëborës”, një premierë për fëmijë dhe festivalin e teatrove për të rinj…

Me vendim të Këshillit të Bashkisë Shkodër, institucionet kulturore janë përfshirë në një proçes ristrukturimi, në të cilat është krijuar një ndërmarrje e veçantë për mirëmbajtjen e tyre me krijimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Mirëmbajtjes së Objekteve Publike.

Ndërkohë, menaxhimi i këtyre institucioneve si teatri, galeria, biblioteka, muzeu, vendi i dëshmisë dhe kujtesës, do të vijojë me tagër të drejtuesve të këtyre institicioneve, që do të merren totalisht me krijimtarinë artistike dhe kulturore të këtyre institucioneve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us