Bashkëshorti i Rita Orës: I nderuar të vizitoj atdheun e gruas sime!

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë.

Në një takim me kryeministrin Albin Kurtin ai dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.

Kjo është hera e parë e tij në Kosovë. Dyshja së bashku me familjen e Ritës arritën ditën e djeshme, pasi artistja zgjodhi ta festonte 33-vjetorin në atdhe.

Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë.

Lajme të tjera |  S’paska ikur në Itali, Heidi shfaqet në “Portokalli”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us