BE, marrëveshje historike për të rregulluar ligjërisht AI

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të përkohshme për ligjet e para gjithëpërfshirëse në botë, për të rregulluar përdorimin e inteligjencës artificiale. Pas 36 orësh bisedimesh, negociatorët ranë dakord për rregullat rreth AI në sisteme si ChatGPT.

Parlamenti Evropian do të votojë mbi propozimet e Aktit të AI në fillim të vitit të ardhshëm, por çdo legjislacion nuk do të hyjë në fuqi të paktën deri në vitin 2025. SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina po nxitojnë gjithashtu të publikojnë udhëzimet e tyre. Propozimet përfshijnë masa mbrojtëse për përdorimin e AI brenda BE-së, si dhe kufizime në miratimin e saj nga agjencitë e zbatimit të ligjit.

Konsumatorët do të kenë të drejtën të bëjnë ankesa dhe mund të vendosen gjoba për shkeljet. Komisioneri i BE-së Thierry Breton i përshkroi planet si historike, duke thënë se ato vendosin rregulla të qarta për përdorimin e AI. Ai shtoi se gjithçka është përgatitur ishte më shumë se një libër rregullash.

Lajme të tjera |  SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Devollit dhe tre të tjerë!

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Akti i AI do të ndihmonte në zhvillimin e teknologjisë, duke mos kërcënuar sigurinë dhe të drejtat e njerëzve. Në një postim në mediat sociale, ajo tha se rregullat ishin një kornizë unike ligjore për zhvillimin e AI.

Parlamenti Evropian e përcakton AI si softuer që mund të përdoret nga një grup i caktuar objektivash të përcaktuara nga njeriu, që arrin të gjenerojë rezultate të tilla si përmbajtje, parashikime, rekomandime ose vendime, që ndikojnë në mjediset me të cilat ndërveprojnë.

ChatGPT dhe DALL-E janë shembuj të asaj që quhet AI gjeneruese. Këto programe mund të prodhojnë tekste dhe imazhe në internet, për të gjeneruar përmbajtje të re, që duket sikur është krijuar nga një njeri. Të ashtuquajturat “chatbots” – si ChatGPT – mund të kenë biseda me tekst. Programe të tjera të AI si DALL-E mund të krijojnë imazhe nga udhëzime të thjeshta tekstuale. Shtetet në botë po rregullojnë legjislacionin për sa i përket AI, pasi në mediat botërore janë raportuar fakte sesi Inteligjenca Artificiale po rrezikon sigurinë dhe privatësinë e njerëzve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us