Begaj: Fat që të kemi dy shtete shqiptare në rajon! (U ‘tërheq veshin’ deputetëve)

Presidenti i Republikës Bajram Begaj po zhvillon në Pallatin e Brigadave pritjen shtetërore në nder të 111-vjetorit të Pavarësisë. Gjatë fjalës së tij Kreu i Shtetit kërkoi nga deputetët dhe ligjvënësit që të punojnë  për një Shqipëri që ka interes të mirën e të gjithëve. I ndalur tek kaosi i seancave të fundit që kanë blllokuar jetën parlamentare, Begaj u shpreh se zgjidhja nuk është konfortimi por kompromisi mes palëve.

Bajram BegajBëj thirrje për përfaqësuesit në Kuvend që të punojnë për një Shqipëri që ka interes të mirën e të gjithëve dhe në jetën parlamentare të udhëhiqeni nga kompromisi dhe jo nga konfrontimi.

Presidenti u ndal dhe tek bashkëpunimi me Kosovën, ku deklaroi se është “fat që të kemi dy shtete shqiptare në rajon”. Ndërkohë kërkoi dhe që vota e diasporës të bëhet realitet nga politika.

Lajme të tjera |  Të lirë nga tirania pas 50 vjetësh/ Rebelët marrin Damaskun, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Assad është larguar nga vendi

Bajram Begaj: Kemi fatin të kemi dy shtete shqiptare në rajon. Bashkëpunimi me Kosovën duhet të jetë sa më i ngushtë dhe përplotësues. Kemi edhe më shumë për të bërë për t’u ngritur në nivelin e pritshmërive të qytetarëve tanë. Faktori shqiptar ka dalë në një dritë të re në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare. Angazhimi ynë diplomatik duhet të ecë paralelisht me përmirësimin e jetës politike brenda dhe jashtë vendit. Shqipëria konkurron me vendet e tjera sa i përket burimeve të saj njerëzore. Ekonomia ka njohur rritje të mirë dhe vëmendje duhet të kushtohet për shëndetësinë, bujqësinë dhe arsimin. Është po ashtu momenti që të sigurohet vota e diasporës dhe përfaqësimi i saj politik me reformën zgjedhore. Shqipëria ndërtohet me besim dhe dashuri për këtë tokë. E ardhmja nuk pritet, ajo ndërtohet.

Më herët gjatë kësaj të marte në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë krerët më të lartë të shtetit ishin në Vlorë ku morën pjesë në ceremoninë shtetërore në Sheshin e “Flamurit”. Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ishin bashkë në Vlorë. Krah tyre ishte dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us