Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i është përgjigjur deklaratave të deputetit Edi Paloka, pasi ky i fundit në një intervistë në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se po bën lojën e Edi Ramës.
Sipas deputetit Paloka, Agron Shehaj pasi PD i shtriu dorën e bashkimit duke dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale për bashkinë e Tiranës,”iu rrit mendja”
Më tej Shehaj thotë se Partia Mundësia dhe votuesit e partisë nuk i mbështesin më këto figura.
“Kam punuar dhe luftuar për Partinë Demokratike pa kushte. Kur te gjithë heshtnin kandidova për kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës për ta drejtuar PDne në mënyrë perëndimore. Arritën deri aty sa manipuluan votat e demokratëve për të ndaluar ndryshimin (e kanë pohuar vetë).
Unë, Partia Mundësia dhe votuesit tanë nuk i mbështesim më këto figura. Le të vazhdojnë sharjet, shpifjet dhe manipulimet! Nuk ka kthim pas! Duhet të shohim nga e ardhmja.” – shkruan Shehaj.





