Bënte punime pa leje në lokal në qendër të Laçit, arrestohet 43-vjeçari

Efektivët e Policisë së Kurbinit kanë arrestuar një 43-vjeçar me iniciale E.Ç., banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë teksa kryente punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, për të zgjeruar lokalin e tij lokal, të cilin e kishte në sheshin qendror të qytetit të Laçit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, materialet e ndërtimit që do t’i shërbenin zgjerimit të biznesit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana (Pamjet e aksidentit)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us