Berisha akuza Ramës: Mori peng kreun e PD-së, por ia thyem ëndrrën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kreu i qeverisë Edi Rama tentoi t’i bëjë dy herë puçin Parlamentit, “duke mbushur e kriminelë dhe duke krijuar pseudo-opozitë”.

Sipas, Berishës, kryeministri Rama “kriminalizoi Parlamentin duke e mbushur me kriminelë nga më ordinerët dhe që i veshi me kostumin e deputet”. Gjithashtu ai hedh akuza se, kreu i qeverisë mori peng kreun e PD-së Lulzim Basha, por theksoi se “dështoi, së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën”.

“Rama bëri puçin e parë ndaj Parlamentit, e kriminalizoi atë e mbushi me kriminelë nga më ordinerët dhe i veshi me kostumin e deputet.

Më pas bëri puçin e dytë ndaj parlamentit, kësaj here në përpjekje për të krijuar opozitën e kontrolluar prej tij, opozitën fasadë, mori peng kryetarin e opozitës, një opozitë karikaturë, dhe të qeverisnin në kurriz të shqiptarëve, ti bënin gjëmën Shqipërisë dhe demokracisë, por dështoi së bashku ia thyem ëndrrën e bashkëqeverisjes me pseudoopozitën.

\Kishim kosto nga dita kur refuzova bashkëpunova me të, u shpalla non grata dhe kam një dhëndër të burgosur politikisht. Por  ne e shpëtuam Parlamentin”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 8 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us