“Berisha do rrethojë Kuvendin”/ Zbulohet plani për nesër? Protestuesit nuk do të lejojnë hyrjen e deputetëve të PS

E enjtja parlamentare pritet të prodhojë vijimin e protestës me flakadanë në sallën plenare dhe atë jashtë kuvendit ku do të protestojnë mbështetësit e Sali Berishës, ditën kur do të miratohet autorizimi i SPAK.

Seanca plenare këtë të enjte ka si pikë të parë të rendit të ditës shqyrtimin dhe votimin e raportit të Këshillit të Mandateve, këshill i cili i dha dritën jeshile autorizimit të kërkuar nga SPAK,  për arrestin me burg apo arrest shtëpie për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e opozitës pritet të mbërrijnë në parlament rreth orës 9. Së bashku me ta do jenë edhe tre deputetët më të fundit të përjashtuar me 10 ditë Edmond Spaho, Kastriot Piroli dhe Saimir Korreshi.

Lajme të tjera |  Ulen temperaturat, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme! Dita kur nisin reshjet e shiut

Burime nga grupi parlamentar i PD pohojnë se do të përsëriten të njëjtat veprime si seancën e shkuar.

Të tentuarit në çarjen e kordonit të gardës për të mundësuar futjen në parlament edhe të tre kolegëve të tyre të përjashtuar,  gjë e cila do të bllokojë hyrjen në sallën plenare të deputetëve socialist.

Nuk përjashtohet mundësia e bllokimit të ligjvënësve socialist në hyrjen kryesore të kuvendit dhe në atë anësore nga krahu Akademisë së Shkencave.

Nëse ky skenar do të vihet në veprim,  atëherë do të kemi përsëritjen e situatave me protestat e Lulëzim Bashës në 2019, kur bllokohej hyrja e deputetëve socialist nga protestuesit e tij.

Deputetët e opozitës e kanë bërë të qartë se nuk do të jenë prezent momentet kur do të votohet raporti këshillit të mandateve, moment i dhënies fuqi absolute autorizimit të kërkuar nga SPAK për deputetin Berisha.

Lajme të tjera |  'I infiltruari' i Kartelit Ballkanik! Arrestohet shefi i Krimit Ekonomik në Spanjë, i gjenden 20 milionë euro cash, 1 mln i kishte fshehur në zyrë

Në rendin e ditës të kësaj seance të fundit të parlamentit për këtë vit, janë edhe projektligji me ndryshimet e ngritjes të Komisioneve Hetimore Parlamentare, një tjetër projektligj për  ndryshime në ligjin e tatimeve,  si edhe tre ratifikime marrëveshjes ndërkombëtare.

Top Channel

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us