Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita do e fitojë “betejën” e saj duke çuar vendin në qeveri teknike.
Sali Berisha: “Kush del fitimtar një betejë një luan i zgjuar apo një grusht çakejsh apo hienash që presin t’ia mbathin sa më parë.
Do të fitojmë sepse jemi në misionin e shpëtimit të Shqipërisë, do bashkohemi në frontin më të gjerë me çdo shqiptar.
Kurrë s’kam parë dëshirë më të zjarrtë për rrotacion se sa sot, këtë do e bëjmë me mosbindje civile, me aksion opozitar. Mosbindja e civile është tmerri i diktatorëve.
Ne do të bëhemi shembull për Evropën. Pasi të fitojmë betejën do të rikthejmë votën e lirë shqiptarëve.
Rikthimi i votës së lirisë ka si kusht përmbysjen e diktaturës së bandave, krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira për shqiptarët.
Do të vendosim kushtetutshmëri, do të asgjësojmë krimin e organizuar. Do të luftojmë korrupsionin në çdo institucion, do krijojmë drejtësi të pavarur.
Sa më shpejt të hidhemi në aksion opozitar do të mbyllim këtë dekadë të errët. Fati na ka vendosur në një pozicion që jo çdo kujt i jepet shansi në jetë, shpëtimi i Shqipërisë.”