Berisha kërcënon prokurorët e SPAK: Do të trajtoheni si fallanga krimi të Ramës

Sali Berisha ka kërcënuar prokurorët e SPAK duke i kërkuar që të heqin dorë, teksa i quajti mjeranë.

Nga protesta e organizuara para Kryesisë, Berisha u shpreh se “ju nuk ju kemi për asgjë”.
Ndërsa theksoi se ata do të trajtohen si fallanga krimit të kreut të Meduzës, që sipas tij, është kryeministri Edi Rama.

“Ne u themi SPAK, hiqni dorë mjeranë se kemi përmbysur policinë më të egër sekrete të botës, sigurimit të shtetit, dhe ju nuk ju kemi për asgjë. Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë Edi Rama”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Gjekmarkaj takim me demokratët në Fushë-Kuqe, nënkryetari i PD: Do ta ndalim këtë qeverisje

Pjesë nga deklarata: 

Çfarë ndodh tani në parlament? Tani në parlament, dy laro, mercenarë të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën privimin e lirisë ndaj meje, tani jo që nuk tërhiqen, por si eprorë të parlamentit për shkak të porosive të Edi Ramës, vijnë të rëndojnë masat ndaj meje.

Kjo është dëshmia më flagrante e një shteti monist, ku parlamenti, prokuroria, policia, ushtria, shërbimi informativ, janë në duart e një njeriu, kontrollohen nga një njeri. Ju duket i fortë ai? Jo, është kalbësirë. Ne që zvarritëm bustin, do e kërrejmë nga pushteti.

Ne u themi SPAK, hiqni dorë mjeranë se kemi përmbysur policinë më të egër sekrete të botës, sigurimit të shtetit, dhe ju nuk ju kemi për asgjë. Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us