Ish-kryeminstri Sali Berisha ka bërë thirrje për reflektim, teksa u shpreh se fundviti shënon fundin e një dekade që vendi qeveriset nga Rilindja.
Berisha u shpreh se kjo dekadë është nga më të zezat në historinë e Shqipërisë, duke theksuar se kombi është shpresëhumbur dhe vajton.
Ish-kryeministri, nga Kuvendi Kombëtar ku do të votëbesohet si kryetari i PD-së pas humbjes së zgjedhjeve vendore të 14 majit, tha se përgjatë viteve të qeverisjes Rama shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin.
Sali Berisha: “Jemi në mbyllje të vitit 2023, sot ju ftoj të bëjmë një reflektim të thellë sepse ky fundviti shënonin fundin e një dekade që qeverisemi nga Rilindja, një dekadë nga më të zezat në historinë e Shqipërisë, ku humbën votën e lirë, Kombi humbi shpresën dhe 1/3 e gjakut të tij. Shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetit.
Sot kombi ynë është shpresëhumbur dhe vajton, të rinjtë nuk gjejnë të ardhme, një komb që lëndon sepse trupi i tij është kaplua nga metastazat e drogës dhe krimit, dergjet në varfëri e skamje sepse është më i plaçkituri.