Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar, mungon Bardhi dhe deputetët e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin e tij Kombëtar. Takimi po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar. Ndërkohë ashtu si dhe u përfol Gazmendt Bardhi dhe 15 deputetët që e mbështesin atë mungojnë në takim.

Kuvendi nisi me himnin kombëtar, ku demokratët u ngritën në shenjë nderimi të gjithë në këmbë. Berisha ka shkuar në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe e bija, Argita Malltezi.

Lajme të tjera |  Zgjedhjet 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us