Që prej zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të SPAK-ut, opozita e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Prokurorisë së Posaçme.
Fjalori institucional në drejtim të drejtuesit të ri u vu re edhe sot pas paraqitje së kryetarit të PD-së, Sali Berisha për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.
Gjatë komunikimit me mediat, lideri i opozitës sulmoi Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po vepron si organizatë e Partisë Socialiste.
“Me datën 17 ju më keni pyetur a e ke dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese. Unë e kam dërguar këtë masë në Gjykatë Kushtetuese para një viti, nuk mbahet mend kur. Më datën 17 dhjetor ata shpallën publikisht se do jetë seanca plenare, tani nuk i bëjnë me publik, nuk i bëjnë as me avoketërit, mblidhen në dhomë këshillimi dhe vendosin atë që mendojnë. Dhe në dhomën e këshillimit u mblodhën në seancë plenare, nuk morën dot vendimin që donin dhe njëlloj si një organizatë partie, nuk shpallën vendimin”, deklaroi lideri i demokratëve.





