Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë që në rast arrestimi, të kërkojë që të izolohet në selinë e Partisë Demokratike. Ky informacion ka qarkulluar në rrethin e ngushtë të njerëzve të Berishës, por vetë ish-kryeministri sot u përgjigj se një gjë e tillë do të diskutohej fillimisht me avokatët e tij. Sa i takon ditës së nesërme, ku autorizimi për arrestimin e tij është në pikën e parë të rendit të ditës në Kuvend, Berisha la të kuptohet se ai do të jetë pjesë e seancës.
“Kjo tjetra, ka një gjë, se duhet të kuptohemi. Kompleksiteti i rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kemi shumë të qartë këtë punë.
Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjer ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo ka rëndësi. Ku do jem unë atë ditë? Kudo do jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo. Në betejë, betejë pa kthim…”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë që sipas tij, Shqipëria do të renditet me vendet ku arrestohet lideri i opozitës.
“Ju e patë, për herë të parë në histori, kërkesa për heqjen e imunitetit u shoqërua me zero prova, fakte dhe dokumente. Ju garantoj se kjo as në vendet diktatoriale nuk ndodh. Paraqesin diçka. Po pse nuk paraqitën dot asgjë? Sepse nuk kanë asgjë. Sepse kanë vetëm trillime, shpifje dhe manipulime.
Nga hetimi 3-vjeçar i një procesi 15-vjeçar, vepra e vetme penale është kryer nga Edi Rama, ndër korrupsion ose faktorë të tjerë. Asnjë tjetër. Nëse quhet vepër penale ndryshimi i destinacionit. E ka ndryshuar destinacionin fillimisht të një pjese, më pas të të gjithë pjesës. Nga terren sportiv në terren urban me zhvillim të lartë, jo të mesëm, të lartë.
Kështu që në këtë kontekst, ai është procesi më ligjor, ndaj dhe nuk nxorën dot asnjë fakt. Dhe kur avokati im pyeti ish-oficerin e sigurimit, na jep një dokument në lidhje me ndryshimin e destinacionit, ai nuk nxori dot asnjë, sepse kudo që të fuste dorën, i dilte Edi Rama. Nuk kanë asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument. Pra, është strikt politik.
A do drejtoj unë? Nesër Shqipëria, ose me këtë, renditet me vendet që arrestojnë liderin e opozitës. Nuk kanë hequr dorë ata nga drejtimi i opozitës, përkundrazi po e drejtojnë dhe fuqishëm. Të gjithë ata aty ku janë. Dhe unë do e drejtoj me vendosmëri drejt fitores këtë opozitë. Unë kam besim të plotë se ky narkoregjim, kjo diktaturë e bazuar në vjedhjen, krimin, drogën dhe interesat mafioze, nuk do mund të prevalojë kurrë”,deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë një protestë edhe përpara SPAK, sipas tij e iniciuar nga qytetarët.
“Vetëm qytetarët mund ta zgjidhin këtë. Gjersa vulosën, taposën vjedhjen e shekullit, gjersa bëhen hetime të delekiduara në këtë aferë, merre pak si e shpërndanë me persona, e kapën Arben Ahmetajn sepse zonja Linda e donte në burg Ahmetajn.
Çfarë kishte Ahmetaj për t’u shkëputur? Strumbullari ishte Rama, Agaçi, Metani sepse ata janë njerëzit e hartimit, e paraqitjes së vendimeve. Ishte strumbullar Erion Veliaj, kurse sa ç’ishte Ahmetaj, është Gjiknuri dhe mund të ketë të tjerë…
Protestën mund ta thërrasim edhe ne. Ne nuk mund të pranojmë të shkelmohen në mënyrë flagrante interesat e këtyre njerëzve që po largohen të vjedhur gjer në palcë.
Ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë, jo absolutisht. Për dijeni, protestohet në gjithë botën para padrejtësive të organeve të drejtësisë. Siç gjykohet. Por kësaj here ne kemi fakte. Thirren të protestojnë në mbrojtje absolute të një interesi publik.
Erion Veliaj ka përdorur të gjitha lidhjet e tij, brenda dhe jashtë vendit, për të imponuar amnistinë. Ne do përdorim të gjithë forcën e qytetarëve për të bërë ligjin. Qytetarët do flasin. Nuk mundet 2, 3, 5, 10 apo më shumë individë të tallen, të vulosin, të taposin vjedhje të tilla të tmerrshme sepse vjedhin me ta.
Gjëja më normale është protesta, bile është e vonuar. Ne ndjehemi të lirë fare, sepse ne po denoncojmë me dokumente zyrtare. Tani është koha të veprojmë!”, vijoi Berisha.