Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi foli për ngritjen e pensioneve duke i konsideruar tallëse për të moshuarit. Blushi tha se qeveria i ka të gjitha mundësitë për t’i dyfishuar pensionet ndërsa përmendi rrugët, të cilët u bllokuan pas reshjeve intensive të disa ditëve më parë duke akuzuar qeverinë për vjedhje të fondeve publike.
“Rilindja e vrimave, një vrimë në ujë ka bërë gjithë këto vite dhe gropa të mëdha i ka shkaktuar jo vetëm financave publike por dhe në infrastrukturë.
Duhet ta kesh vajzën ose djalin deputet të PS që babai të marrë pension dinjitoz. Çfarë duhet t‘i themi pensionistëve, që këtë vit iu ka akorduar aq sa vjedh Balluku dhe Rama me një dorë vetëm në tunelin e Llogarasë? Çuditem ku është zëri i atyre që iu kanë zgjedhur juve si deputetë. Unë nuk pres që e mençura Zegjine aspo dikush tjetër që të jetë zgjuarsinë e Dritëro Agollit.
A ju vjen turp kur dilni në zone? Si nuk doli një nga ju të flasë për rritjen e pensioneve, pagave.
Dua t’ju them pensionistëve të mos mashtrohen se 60 lekë në ditë është tallje. Qeveria i ka mundësitë për t’i dyfishuar pensionet”, tha Blushi.





