Boçi shpjegon pse ambasadorët nuk shkojnë në selinë e PD-së: Nuk shoh të shkojnë as në selinë e PS-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar në Klan News foli për shumë çështje politike aktuale dhe për atë që po ndodh në selinë blu.
I pyetur se përse nuk ka asnjë ambasador që të shkojë e të bëjë vizitë në selinë blu, Boçi u shpreh se ato nuk vizitojnë seli partish. Boçi deklaroi se Partia Demokratike ka raporte me përfaqësues të lartë politikë në Europë dhe në botë e nuk ka asnjë problem në këtë aspekt.

“Kjo është një zgjedhje e ambasadorëve, se unë nuk shoh që ambasadorët të shkojnë në selinë e PS-së. Zgjedhja e tyre është që ata kanë komunikime zyrtare me zyrat e shtetit. Duket sikur ata favorizojnë mazhorancën. Në fakt kanë marrëdhënie me shtetin shqiptar. Shteti shqiptar në këto momente ka pranuar që të ketë nëpërmjet votës së grabitur këto përfaqësues politikë dhe normal janë brenda mënyrës sesi operon një njësi diplomatike. Nuk ka ftohje të tyre me PD-në, sepse kontaktet me përfaqësuesit tanë politikë vijojnë, janë frekuente, janë të deklaruara a të padeklaruara, të shfaqura apo të pashfaqura, por që kanë rritur nivelin, kanë përcaktuar edhe temat që lidhen me situatën politike dhe gjetjen e mekanizmave që të gjejmë zgjidhje politike, me atë që kërkojnë qytetarët, duke marrë parasysh realitetin në vend”, tha Boçi.

Lajme të tjera |  Video/ Para me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us