Borë deri në 25 cm dhe makina të bllokuara, situatë e vështirë në Kukës


Është vështirësuar situata e qarkullimit të mjeteve në disa zona të qarkut të Kukësit si pasojë e reshjeve të dendura të borës që vijojnë prej disa orësh me intensitet.

Pothuajse të gjitha akset rurale paraqesin probleme në lëvizje, kjo edhe për shkak pasi pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve janë gjetur të papërgatitur për sasi kaq të mëdha bore dhe nuk janë pajisur me goma dimërore apo zinxhirë.

Në aksin rrugor Kukës-Bicaj-Bushtricë trashësia e borës në rrugë ka arritur deri në 25 cm, teksa mungon dhe borëpastruesja. Shumë automjete kanë mbetur në rrugë, duke vështirësuar dhe më tej qarkullimin.

Banorët pohojnë se vetëm në mëngjes ka lëvizur borëpastruesja, teksa problem ka dhe në aksin Kukës- Peshkopi.

Lajme të tjera |  “Thotë do të fle tek shoqja, por shkoi në hotel”/ Gazetarja, e revoltuar pas ngjarjes së Vlorës me të miturat: Si gënjehen kaq lehtë prindërit, menefregizëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us