Bujar Qamili i kërkon falje publikisht familjes: Prej 27 vitesh s’e festoj Vitin e Ri me ju!

Këngëtari Bujar Qamili ka rrëfyer se festat e fundvitit e gjejnë gjithmonë në koncerte, duke bërë që kurrë të mos e kapë orën 00:00 pranë familjes së tij. I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan, Qamili u shpreh se janë bërë gati 27 vite që nuk i kalon festat e fundvitit në shtëpi. Ai rrëfeu se sot do të nisej për në Ancona dhe Milano në Itali, ku ishte i ftuar në dy koncerte.

“E kam harruar si është Viti i Ri në shtëpi. Më ka shkuar në mendje vazhdimisht kjo punë, edhe gjithmonë them para se të vijë Viti i Ri, them që këtë vit nuk do iki, do rri në shtëpi do e bëj me ata të familjes. Sepse u bënë gati, pa ekzagjerim, u bënë gati 27 vite që unë nuk e bëj Vitin e Ri në shtëpi. E dashur grua, të dashur fëmijë, nipa, mbesa, vitin që vjen kam frikë se prapë nuk ka për të më gjetur në shtëpi,”- tha Bujar Qamili.

Këngëtari tregoi gjithashtu se për këtë vit donte të falenderonte Zotin, ndërsa të falur, do i kërkonte familjes, për faktin që s’ka qenë shumë kohë pranë tyre.

“Faleminderit do i thosha të madhit Zot. I cili po më mban jetën, shëndetin dhe zërin. Dhe më fal do i thoja, sinqerisht, do i thoja familjes. Sepse, të them të drejtën nuk kam arritur që… kam plotësuar po të thuash të gjitha kushtet, qejfet më tepër, qejfet e tyre sepse nuk kam pasur kohë. Jam marr gjithmonë me këto aktivitetet. Vetëm atyre do i kërkoj të falur,”- tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us