Çelet sot edicioni i 26 i panairit të librit 2023, ku do të marrin pjesë 95 botues. Në stendat e panairit për këtë vit do të ketë dhjetëra tituj të rinj autorësh shqiptarë dhe të huaj.
Teksa sot panairi do të presë lexues në Pallatin e Kongreseve, ai do të vijojë të jetë i hapur deri më 19 nëntor.
Në këtë panair marrin pjesë botues nga Shqipëria e rajoni. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti përshëndeti fillimin e panairit, ndërsa theksoi se libri bën bashkë të gjitha trevat shqipfolëse. Ajo u ndal dhe te ndryshimi i ligjit për librin, ndërsa theksoi se është në proces konsultimi.