Celine Dion në gjendje të rëndë shëndetësore, këngëtarja humb kontrollin e muskujve

 Celine Dion vazhdon të luftojë me sëmundjen dhe lajmet nuk janë pozitive për gjendjen e saj shëndetësore. Këngëtarja kanadeze Celine Dion ka humbur aftësinë për të kontrolluar muskujt e saj teksa vazhdon të luftojë me Sindromën Stiff-Person.

Motra e saj Claudette Dion, zbuloi për gazetën franceze ‘7 Jours’, se fituesja 55-vjeçare e Grammy nuk mund të kontrollonte më disa lëvizje të trupit.

“Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar.Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ato të saj, synimi është rikthimi në skenë. Por kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul. Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk prek shumë njerëz.“-deklaroi motra e saj.

Lajme të tjera |  “Para 3 ditësh u viktimizove”/ Anuloi koncertin, klubi akuzon Bardhin: Na mashtrove për 500 euro më shumë!

Çrregullimi neurologjik me të cilin është diagnostikuar 55-vjeçara ka filluar të përkeqësohet duke e penguar atë të këndojë. Sëmundja e rrallë e Dion shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us