Çështja ‘Beleri’, media greke: Vendoset ‘bllokada’ e parë e Greqisë për integrimit europian të Shqipërisë

Qeveria greke ka vendosur bllokadën e parë ndaj Shqipërisë sa i takon integrimit të vendit në Bashkimin Europian, për shkak të çështjes “Beleri”.

Media greke Kathimerini raporton se Athina zyratare nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave.

“Një përshkallëzim thelbësor i qëndrimit të ashpër ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të kryebashkiakut të burgosur të Himarës, Fredi Beleri, përfaqëson vendimi i Greqisë për të mos dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së për fillimin e negociatave për grupin e parë të fondeve të anëtarësimit”, shkruan Kathimerini.

Lajme të tjera |  Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do ketë takim edhe me Baba Mondin

Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat për këtë kapitull specifik me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, kjo nuk u bë për Shqipërinë.

“Kandidaturat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave”, raporton media greke.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us