Prokurori i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja tha se ende nuk e ka vendosur se cilën masë sigurie do të kërkojë para trupës gjykuese për ish-kryeministrin Sali Berisha. Në fjalën e tij në Komisionin e Mandateve, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pyeti Arben Krajën, ndërsa ky i fundit u përgjigj se do kërkojnë dy masa të ndryshme.
PJESË NGA SEANCA:
Alibeaj: Keni paraqitur një kërkesë, doja të dija tani prej jush cilat janë opsionet që keni ndërmend përderisa keni ardhur në parlament?
Kraja: Arrest me burg dhe arrest në shtëpi janë dy masa të ndryshme. Kemi kërkuar leje për ashpërstimin e masës së sigurimit. Kemi kërkuar leje për të dyja, pastaj në varësi të vendimarrjes së Gjykatës do kërkojmë njërën prej tyre. Pastaj se çfarë bën gjykata është një histori tjetër…