Armando Broja nuk do të largohet nga Chelsea në merkaton e janarit.
Sipas “Football Insider”, londinezët janë të vendosur të refuzojnë çdo ofertë që vjen për sulmuesin shqiptar në janar.
Kësisoj, Broja do të mbetet në “Stamford Bridge” për të paktën deri në fund të këtij sezoni.
Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
Fulhami raportohet të jetë klubi i interesuar për shërbimet e tij.
22-vjeçari, që vuajti nga një lëndim i rëndë në gju, këtë sezon ka regjistruar tetë paraqitje në total, teksa ka kontribuar me një gol dhe një asistim.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, thuhet se ka besim se Broja mund ta ndihmojë ekipin këtë sezon, ndaj atij pritet t’i japë minutazh më të madhe në ndeshjet në vazhdim.