Çifti italian blen shtëpinë në Durrës: Bëjmë jetë të mirë! Nuk ndihemi të sigurt në Itali nga emigrantët

Një çift italian, Alfio dhe Pinuccia kanë gjetur strehën e tyre në Durrës. Një video në Youtube ka mjaftuar që çifti i pensionistëve të linin Italinë dhe të jetonin në qytetin bregdetar. Ata shprehen se kanë gjetur qetësinë ndërsa jetojnë me pensionin që marrin në shtetin italian. Sipas tyre, me ardhjen e emigrantëve jetesa në Itali është bërë e vështirë. Për Euronews Albania, ata shprehen se në Shqipëri ka më pak krime.

“Rastësisht pamë në youtube video të Shqipërisë, erdhëm e vizituam dhe na pëlqeu dhe vendosëm të blejmë një shtëpi në Durrës, duke u kthyer në shtëpinë tone. Në Itali nuk ndiheshin të sigurt, pasi janë shtuar emigrantët. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që morën këtë vendim. Unë marr rreth 3600 euro pension në Itali, pa përfshirë taksat. Ndërsa unë marrë rreth 1500 euro në muaj. Këtu vetëm me pensionin tim mund të bëjmë një jetesë shumë të mirë, pasi më këtë shumë çdo gjë është më e lirë. ”, shprehen Alfio dhe Pinuccia.

Ndër të tjera ata shprehen se nuk ndihen vetëm, pasi në Durrës ka shumë italianë të tjerë që kanë zgjedhur të jetojnë këtu si ata.

Lajme të tjera |  FOTO-LAJM/ Presidentja Osmani takon presidentin e zgjedhur Donald Trump në katedralen 'Notre-Dame'

“Në Durrës ka më shumë italianë sesa shqiptarë. Jemi vërtetë shumë. Kemi dëgjuar që dhe në tiranë ka shumë Italinë. Është një vend i qetë për të jetuar këtu, prandaj pensionistët si ne e preferojnë”, thotë ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us