Rritja e çmimit të vajit të ullirit nuk është shqetësimi i vetëm për konsumatorët, pasi edhe cilësia e tij lë për të dëshiruar.
Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj tha në “Scan TV” se është kryer testi për 300 subjekte nga ku ka rezultuar se vetëm 35 për qind prej tyre kanë qenë të një cilësie të lartë.
Kjo është reflektuar tek çmimi, pasi duke qenë të vetëdijshëm për cilësinë, prodhuesit kanë qenë të prirur për ta shitur me një çmim gati dyfish më të lartë.
“Vetëm 35% e kishin vajin cilësor”, u shpreh Rrapaj, ndërsa vuri theksin te aplikimi më i mirë i teknologjisë.
Rrapaj vë në dukje po shtu se digjitalizimi është një mundësi e mirë për të rritur rendimentin si edhe për të minimizuar humbjet e prodhuesve të vajit të ullirit.
Në kushtet aktuale, kur ky sektor po vuan mungesën e fuqisë punëtore dhe është përballë ndryshimeve klimatike, digjitalizimi është jo vetëm mënyrë për të rritur rendimentin apo prodhimin por edhe nevojë për të mbijetuar.
Aktualisht, në një nga platformat e hartuara vitet e fundit, që ju mundëson fermerëve që të marrin informacion mbi nivelin e lagështirës, kushtet e motit etj, kanë akses rreth 16 mijë fermerëve.