19 urdhra ndalimi të lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Barit janë zbatuar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia, ku të përfshirë janë edhe shtetas shqiptar.
Po ashtu janë dhënë dënime me burg deri në 11 vite e 6 muaj.
Masat vijnë pas rezultateve të operacionit ‘Kulmi’ të nisur nga Qendra Operative e Barit e Dia-s si pjesë e një ekipi të përbashkët hetimor të krijuar në vitin 2017 me Drejtorinë e Qarkut Antimafia të kryeqytetit pulian, SPAK dhe Eurojust, të cilat bënë të mundur çmontimin e një organizate të fuqishme kriminale të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit, me degë jo vetëm në territorin shqiptar, por edhe në Pulia.
Miratimi për ekzekutimin e urdhrave erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 14 dhjetor. Hetimi u krye në bashkëpunim nga ekipet hetimore italiane, shqiptare dhe evropiane dhe bënë të mundur zbulimin e një rrjeti kompleks ndërkombëtar të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit.
Operacioni, ndër të tjera ka rezultuar me arrestimin e 27 bashkëpunëtorëve dhe sekuestrimin e mbi 3.3 ton drogë (marihuanë, kokainë dhe heroinë), që janë ndërmarrë në vite të ndryshme.