Bandat kriminale po ofrojnë ‘zbritje të sezonit festiv’ për emigrantët e paligjshëm që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Britani, duke u tallur me përpjekjet e ministrave për të goditur trafikimin. Një hetim i Mail on Sunday mundi të zbulojë se kontrabandistët e njerëzve po përdorin reklama në mediat sociale për të promovuar marrëveshje me çmime më të ulëta, me një tarifë prej 5,000 £ për person gjatë Krishtlindjeve, nga 8,000 £ që është zakonisht.
Ajo vjen pasi deputetët dhe aktivistët kanë paralajmëruar se bandat do të përdorin luftën civile të Partisë Tory mbi emigracionin si pjesë e fushatave të tyre të marketingut. Një reklamë në TikTok, që paraqet një fotografi të pemës së Krishtlindjes në Covent Garden në Londrën Qendrore, u premton azilkërkuesve që përpiqen të kalojnë në MB një normë ‘100 për qind sukses’. Një reklamë e veçantë në Instagram për hapësirë në kamion ofron një ‘çmim shitje’ për një udhëtim më 20 dhjetor:
‘’Një person 6,000 £. Nëse jeni dy persona – 5000 £ secili’’
Një deputet konservator dhe ish-ministër i kabinetit tha se bandat “do të shfrytëzojnë absolutisht kaosin në qeveri në fushatat e tyre të marketingut, ata shohin se asgjë nuk po funksionon”.
Bandat po përqendrojnë gjithnjë e më shumë reklamat e tyre në ofertat për të çuar emigrantët në Britani me kamionë, ndërsa një reklamë ofron një marrëveshje për t’i kontrabanduar ata me avion për 14,000 £ për person. Mbërritjet nga Shqipëria me anije kanë rënë që kur qeveria e caktoi atë një “vend të sigurt”, që do të thotë se qytetarët e saj nuk mund të aplikojnë për azil në MB dhe kthehen atje brenda disa ditësh. Por deputetët mbrëmë paralajmëruan se Zyra e Brendshme ka hequr vëmendjen nga kalimet ilegale të kamionëve.
Këtë javë Rishi Sunak përballet me pengesën e parë parlamentare për projekt-ligjin e tij të urgjencës për të shpëtuar skemën e Ruandës, e cila iu dha një goditje javën e kaluar pasi ministri përgjegjës për të, Robert Jenrick, dha dorëheqjen, duke thënë se nuk do të funksionojë.
Sunak tha se ai do të ‘vazhdojë me planin për të ndaluar anijet’ dhe se ai është plani i vetëm për t’i dhënë fund ‘tregtisë së keqe të bandave’ ndërsa laburistët nuk kanë ‘plane për të trajtuar imigracionin e paligjshëm’.
Të dhënat e fundit të Home Office tregojnë se pothuajse 30,000 migrantë kanë mbërritur në Britani me varka të vogla në vitin 2023, i dyti vetëm pas vitit të kaluar, i cili kishte një rekord 45,774 kalimesh./Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Mail