“Dardanët” kërkojnë historinë, Ben Blushi: Botërori, pavarësia e dytë për Kosovën

Ish-politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ka qenë i ftuar në emisionin “Versus” në “Telesport”. Ai i ka kushtuar një rëndësi të veçanatë mundësisë së Kosovës për t’u kualifikuar në “Botërorin 2026”. Sipas Blushit, një arritje e tillë do të shënonte moment historik jo vetëm për tifozët, por edhe në spektrin politik:

“Kosova në këtë moment ia vlen shumë të shkojë në Botëror. Neve (Shqipërisë), pjesëmarrja në një kompeticion të tillë e kemi eveniment historik, ndërsa Kosova e ka pak më shumë se kaq. Ata e kanë eveniment politik të pastër. Nëse ‘Dardanët’ shkojnë në Botëror, ky shtet nuk cënohet më.

Dy miliardë njerëz e njohin Kosovën. Isha në Kinë para disa kohësh, kur i thua Kosova, ata nuke  dinë se çfarë është. Aq më pak në Amerikën Latine.

Ama, nëse Kosova luan në këtë kompeticion kaq elitar dhe përballet me Amerikën, apo me Anglinë, e shohin 2, 3 apo milionë njërëz live. Vajtja e Kosovës në Botëro, sipas meje është pavarësia e dytë e Kosvës, pas vitit 2008. Nuk dua të ekzagjëroj, por kështu është”.  

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us